Njësiti patrullues i stacionit policor jugu në Prishtinë ka ndaluar një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare, pasi dyshohet se i njëjti me kartela të klonuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë.

Sipas Policisë, në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar një telefon celular, një SIM kartel, para të gatshme 1200 euro, rreth 387.02 Funta Anglez, 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara.

“Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit. Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.