Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, i cili tha se PSD i ka hedhur miell ministrit Murati nga inati, raporton TV Malisheva.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurtit i ka ardhur inat që ka opozitë të vërtetë në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se për Kurtin ose je i mirë kur rri qetë, pse inatçi kur i reziston.

Postimi i tij i plotë:

Për autoritarët si Albin Kurti ose je i mirë kur rrin qetë, ose inatçi kur i reziston. Sepse totalitarizmi i tij s’e pranon tjetrin, as kritikën.

I paska ardhë fort inat që n’këtë vend ka opozitë t’vërtetë.

Share.