OKB ka miratuar një rezolutë, e cila konsiderohet si historike, kundër sulmeve seksuale e cila synon të sigurojë akses në drejtësi për viktimat e një abuzimi të tillë.
Votim u mirëprit me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit.
Në tekstin, i cili u miratua me konsensus, Asambleja e Përgjithshme e OKB u kërkon vendeve të marrin masa efektive, brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar, për të ndihmuar viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale që të kenë akses në drejtësi.
Kjo është hera e parë që OKB-ja ka miratuar një rezolutë të pavarur që njeh përdhunimin në kohë paqeje, sipas Amanda Nguyen, themeluese e një OJQ .
“Ajo që po u kërkojmë njerëzve nuk është vetëm të kuptojnë se stigma e përdhunimit është diçka që duhet hequr, por edhe të shikohen në pasqyrë dhe të pyesin: çfarë keni bërë për këtë”, tha ajo.
Një ekspozitë në selinë e organizatës në Nju Jork me titull “Çfarë kishe veshur?” qëndroi për ditë të tëra e hapur për të theksuar se veshja e viktimës nuk duhet të ketë asnjë ndikim në hetimet për përdhunim./TV Malisheva