Vladimir Putin është fajtori për vështirësitë ekonomike me të cilat përballet Gjermania, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz kur njoftoi një paketë masash për të zbutur rritjen e kostove të jetesës.
“Rusia e Putin-it ka thyer traktatet. Ajo nuk i ka përmbushur detyrimet e saj të furnizimit për disa kohë”, tha Scholz dhe vlerësoi se Rusia nuk është më një furnizues i besueshëm i energjisë.
Fluksi i gazit të furnizuar nga kompania ruse energjetike Gazprom ka ardhur në rënie muajt e fundit dhe të premten njoftoi se do të ndërpritet për një kohë të pacaktuar për shkak të rrjedhjes së naftës në stacionin e kompresorit.
“Vrasjet dhe shkatërrimi në Ukrainë janë pasojat më të këqija të luftës së Putin-it”, tha Scholz, duke shprehur ndjeshmëri për gjermanët që kanë frikë nga rritja e çmimeve.
“Shkaku i kësaj situate shumë të vështirë është pushtimi rus i Ukrainës”, tha kancelari gjerman, por përfundoi me një mesazh optimist: “Do ta kalojmë dimrin”.
Qeveria gjermane njoftoi sot se do të ofrojë një paketë ndihme me vlerë më shumë se 65 miliardë euro për qytetarët e saj për t’i ndihmuar ata të përballen me rritjen e kostove të energjisë dhe inflacionit në përgjithësi./TV Malisheva