Lojtarët e Real Madridit nuk janë takuar të gjithë ballë për ballë tash e tri javë, por ata janë lidhur me një video thirrje këtë të premte.
Zinedine Zidane e ka organizuar këtë thirrje, parë të pasrë se si lojtarët e tij po përballet me situatën e coronavirusit.
Nuk u diskutua për taktikat, pasi kjo ishte vetëm një thirrje për tu kuptuar niveli personal.
Zidane është i vendosur të forcojë idenë, se ata janë një ekip dhe një grup, që kështu ai po inkurajon lojtarët të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë.
Përmes trajnerit Gregory Dupont, i cili po organizon stërvitjet e fitnesit të lojtarëve, Zidane është mbajtur i njoftuar me mënyrën se si po e bëjnë këtë punë djelmoshat e tij.
Atij iu desh ta bëjë këtë me lojtarët e tij duke e përdorur teknologjinë, gjë që po përdoret tani në Spanjë dhe në botë tani. /Tv Malisheva