Mbështetja e Serbisë ndaj agresionit të padrejtë ushtarak të Rusisë në Ukrainë më së miri vërehet nga mbështetja që Kremlini po merr nga nivelet më të larta shtetërore të Beogradit.

Këtë gjë haptazi po e bën ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

Në muajin korrik, Vulin gjatë takimit me pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, pranë tij është parë edhe një ushtar me simbolin famëkeq rus “Z”.

“Skandal. Ushtari serb me simbolin e agresionit të Ushtrisë ruse. Ministri i Brendshëm serb Vulin nuk duket i shqetësuar, ndoshta është krenar për këtë para shefave të tij Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin”, kishte shkruar në Twitter analisti britanik Daniel Smith.

https://twitter.com/JohnJac49044910/status/1543332110227890178 Ky ushtar tashmë është identifikuar, ku nga raportimet në rrjete sociale del të jetë Milorad Asçeriq, i cili siç duket ka raporte të ngushta me Vulinin.

“Pjesëtari i xhandarmërisë serbe, që u pa pranë Vulinit me simbolin rus ‘Z’ në helmetë, është Milorad Asçeriq, instruktor i xhandarmërisë gjithashtu mik i ngushtë i ministrit”, shkruan një përdorues në Twitter.

Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave janë arrestuar aktivistët opozitarë rusë Andrei Pivovarov dhe Vladimir Kara-Murza.

https://twitter.com/JohnJac49044910/status/1566220126814453760

Këto informacione janë siguruar nga Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë (BIA).

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Evropë, pas Bjellorusisë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pasi kjo e fundit nisi agresionin e paprecedent ushtarak në Ukrainë.

Fillimisht e përdorur në tanket ruse që kanë hyrë në Ukrainë, simboli famëkeq “Z” shumë shpejt nisi të përdorej nga rusët si shenjë mbështetjeje për pushtimin ushtarak.

Ambasada e Ukrainës në Beograd kishte thënë se “Z” do të thoshte ‘Vrisni ukrainasit’. Kjo ambasadë u pati bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të largojnë këtë simbol nga muret e ndërtesave dhe makinat./TV Malisheva

BREAKING ⚡️: Serbian Internal Minister Vulin, next to the 🇷🇸Serbian police/military personnel carrying the 🇷🇺Russian symbol “Z” on his helmet. This is happening in the center of Europe, and 🇪🇺EU doesn’t seem worried!

Twitter

Share.