Audi RS7 Sportback qe një kohë është i pranishëm në tregun evropian, ndërsa tani kompani e njohur qe merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ka prezantuar programin e saj të dytë dedikuar për Sportbackun më të fuqishëm.
ABT që nga janari ka ofruar paketën e parë për RS7-shin, e cila përfshinë rrotat 22-inçësh dhe përforcimin e motorit në 690 kuajfuqi, por kjo kompani nuk është ndalë këtu sepse tani ka prezantuar RS7-R, transmeton Koha.net. Motori i këtij modeli, 4.0-litër Bi-Turbo V8 është me kapacitet prej 730 kuajfuqi.
Gjithashtu, ABT ka përgatitur edhe set të ri të rrotave prej 22-inç si dhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave.
Ky ABT RS7-R, po ashtu, vjen me pamje të re të karrocerisë si dhe me mbrojtësi të ri të përparmë shtesë (spoiler). Në pjesën e pasme gjendet mbrojtësi i ri shtesë (spoiler) si dhe mbrojtësin tjetër të ri shtesë (shtesë) nga fibra të karbonit.
ABT, po ashtu, është marrë edhe me enterierin e këtij Sportbacku të fuqishëm i cili tani përbëhet ma shumë nga fibra të karbonit dhe lëkurë. Konzola qendrore ka një etiketë e cila tregon se do të ekzistojnë vetëm 125 vetura me specifikat e RS7-R. Modeli në foto i takon vozitësit profesional Daniel Abt.
Detajet më të hollësishme ABT-ja nuk i ka zbuluar, por dihet që RS7 standard ka 591 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,6 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 305 km/h./ Tv Malisheva