Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu i ka reaguar mësueses e cila sot i tha Rrahman Jasharajt “bonu burrë e ndalo grevën”.

Avdiu thotë se kësaj mësuese “sot do t’ia ndërprente kontratën”, për shkak se siç thotë ajo “me qenë burrë e konsideron vlerë”.

“Kjo mendësi, na përballë me këso raste si ky i përdhunimit të 11 vjeçares. Sepse kjo mendësi krijon role dhe sterotipe gjinore, që çojnë në pabarazi dhe dhunë gjinore”, ka shkruar Zana Avdiu në Facebook.

“Burrëria nuk është vlerë. Bile, në mënyrën se si është manifestu deri sot, është antivlerë”, thotë Avdiu.Ajo

edhe më parë e ka kritikuar qasjen që “burrëria të konsiderohet si vlerë”./TV Malisheva

Share.