Plazma e personave të shëruar nga coronavirusi, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e infektuar me Covid-19 dhe që ndodhen në gjendje të rëndë

Përmes kësaj terapie, Gjermania do të luftojë coronavirusin derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme kundra këtij virusi.

Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani, shkruan në një postim në Facebook se aktualisht po u bëhet thirrje pacientëve me Covid-19, tëcilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.

Imunizimi pasiv anti Cov id-19

Terapia me të cilën Gjermania do të luftojë coronavirusin dhe do të shpëtojë jetët e njerëzve, derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme kundra këtij virusi.

Nën moton ”Dhurimi i gjakut shpëton jetë” Spitali Universitar Münster dhe Shkolla Mjekësore në Hannover, aktualisht po u bëjnë thirrje pacientëve me Covid-19, të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.

Kjo plazmë përmban antitrupa dhe mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë e që kanë zhvilluar mbrojtje të dobët, të kurohen.

Ky imunizim i ashtuquajtur pasiv ka qenë përdorur me sukses për poliomielitin, fruthin dhe Ebolan.

Më poshtë u bëhet thirrje atyre që kanë kaluar dhe që janë shëruar nga Covid-19 dhe që vullnetarisht dëshirojnë të dhurojnë plazmën nga gjaku i tyre për të kuruar të tjerë të prekur./ Tv Malisheva

Share.