Delegatët në Kuvendin e sotëm zgjedhor të Guxo kanë zgjedhur për drejtues të rinj të kësaj partie ministrin e Bujqësisë Faton Peci dhe shefen e diplomacisë kosovare Donika Gërvallën.
Kryesuesit e rinj u votuan me 373 vota pro, 23 kundër dhe tre abstenime.
Ky ishte kuvendi i parë zgjedhor i partisë Guxo, e cila është pjesë e Qeverisë Kurti.