Një burrë ka njoftuar policinë se një grua ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj sh/k të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura.

Po sipas raportuesit thuhet se të miturat janë nxitur të martohen në moshë të re.

Rasti është inicuar si sulm seksual.

“Skenderaj 02.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull sh/k ka raportuar se një femër sh/k ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj sh/k të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

/TV Malisheva

Share.