Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se është shtruar në spitalin Infektiv Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.

Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT

Share.