“Po marrim lajme të këqija shtesë nga Kosova, shqiptarët kanë plan për të pushtuar në heshtje veriun” kështu ka thënë sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Këto komente Vuçiqi i bëri kur komentoi patrullimin e Policisë në Ujman, për të cilin njoftoj sot ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Shqiptarët po tentojnë të marrin dhe pushtojnë në heshtje veriun e Kosovës dhe Metohisë, i ashtuquajturi ministër i tyre i Brendshëm njoftoi sot për kontrolle në liqenin e Ujmanit, që do të nënkuptonte shkelje të re të Marrëveshjes së Brukselit. Nëse pyetni njerëzit në Bruksel, ata ju thonë ‘po, gjithçka është në rregull’ dhe pastaj përkeqësohet. Unë i paralajmëroj që të dy palët të mos e bëjnë më këtë. Populli serb nuk do të tolerojë dhunën apo shkeljen e ligjit ndërkombëtar” tha Vuçiqi nga Pozharevaci, ku mori pjesë në hapjen e një fabrike.

Presidenti i Serbisë shtoi se “dimri nuk do të jetë i lehtë për shkak të miliona problemeve që kanë goditur botën”.

“Shqiptarët e udhëhequr nga Kurti po veprojnë egër, me mbështetjen e atyre që ua dorëzuan atë pavarësi në pjatë”, tha Vuçiqi.

Duke ju referuar mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai thë se “të shtunën do të kemi njoftime të rëndësishme, gjëra të rëndësishme për të gjithë njerëzit, për të gjithë qytetarët në Serbi, ju lutemi ndihmoni vendin tuaj”.

/TV Malisheva

Share.