Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe skuadrës romune CFR Cluj, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë me fillim nga ora 18:45.
Kjo ndeshje njëherit shënon edhe një arritje historike për futbollin kosovar, pasi është hera e parë që një skuadër e vendit tonë të futet në fazën e grupeve të një garë ndërkombëtare siç është Liga e Konferencës, raporton TV Malisheva.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja para ndeshjes ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të luajë lojë defanzive, por do të kërkojë të dëshmojë se është në nivel të barabartë me rivalët tjerë në grup.
Këto janë formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, As. Thaqi, Dellova, Jashanica, Zyba, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Rrahmani.
CFR Cluj: Scuflet, Braun, Matlas, Burca, Comora, Cvak, Hamershej, Boateng, Deac ,Yebeah