Dy gra gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Mitrovicë.

Rasti i parë është raportuar të enjten rreth orës 18:10 se një grua është gjetur pa shenja jete, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent.

Ndërkaq rasti i dytë në orën 18:19, ku është raportuar se viktima grua sh/k është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.

Rasti është inicuar si vdekje e dyshuar:

• Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër sh/k është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

• Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër sh/k, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./TV Malisheva

Share.