E gjithë bota është në zi për vdekjen e mbretëreshës Elisabeth II, ndërsa qytetarë të ndryshëm kanë vendosur lule jashtë rezidencave mbretërore, ambasadave apo katedraleve.

Sot Mbreti Charles III do të udhëtojë nga Balmoral në Londër me gruan e tij, Camilla, tani Queen Consort.

Më shumë detaje nuk janë konfirmuar ende, por ja çfarë mund të presim që do të ndodhë gjatë ditës:

Mbreti i ri do të mbajë një fjalim me kryeministren Liz Truss në Pallatin Buckingham.

Parlamenti do të mblidhet në mesditë që deputetët të bëjnë nderime për Mbretëreshën.

Gjithashtu në mesditë do të bien këmbanat në nderim të Mbretëreshës në Westminster Abbey, Katedralen e Shën Palit dhe Kështjellën Ëindsor

Në orën 13:00, përshëndetjet me armë do të qëllohen në Hyde Park dhe vende të tjera.

Kryeministri dhe ministra të tjerë të lartë do të marrin pjesë në një shërbim përkujtimor në Katedralen e Shën Palit.

Qeveria pritet të konfirmojë kohën e zisë kombëtare.

Mbreti do të bëjë fjalimin e tij të parë televiziv drejtuar kombit si kreu i shtetit./tch

Share.