Vuçiq ka thënë se ministri i brendshëm i Kosovës ka bërë të ditur se e kontrollojnë plotësisht liqenin e Ujmanit.
“Që do të nënkuptonte shkelje të re të Marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës policia në veri duhet t’i takojë Drejtorisë Veri, gjegjësisht serbët duhet të jenë aty, por atyre nuk u interesojnë të gjitha këto, pasi që munden. Dhe nëse i lut njerëzit në Bruksel që të mos ndërmarrin më asgjë kundër popullit serb, ata thonë se gjithçka është në rregull, sepse e kanë zgjidhur këtë problem të vogël, dhe pastaj, si zakonisht përkeqësohet edhe më tepër”, ka pretenduar Vuçiq.
Ai ka theksuar se nuk do të lusë më as njërën e as tjetrën palë.
“Tani i paralajmëroj të dyja palët që të mos e bëjnë më këtë, pasi populli serb nuk do të tolerojë më dhunën dhe mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar dhe normave ligjore ndërkombëtare. Ky është paralajmërimi im për ata që do të vijnë të premten në Beograd dhe për të gjithë të tjerët”, ka deklaruar presidenti serb.
“Sa keni luajtur, keni luajtur. Nëse mund t’i respektoni normat që keni sjellë vetë – mundeni, nëse nuk mundeni – ekziston dikush që mundet”, ka përfunduar Vuçiq me edhe një kërcënim bosh, për konsum të brendshëm.
/TV Malisheva