Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid.

Kjo është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4261 raste, prej tyre 4168 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 6 raste.

/TV Malisheva

Share.