Tre ditë pasi kryeministri Kurti dhe ministri Sveqla vënë kurora lulesh në vendin ku u vra Enver Zymberi, serbët në Veri kanë bërë një provokim në të njëjtin vend.
Ata kanë vendosur një mbishkrim në gjuhën dhe flamurin serb.
“Këtu jemi! Po presim!” e shkruar me të mëdha është vendosur në vendin ku ishte vrarë polici hero, Enver Zymberi.
Të njejtat mbishkrime ishin vendosur edhe disa ditë më parë në rrugë të ndryshme në veri të Mitrovicës. /TV Malisheva