Komuna e Malishevës, është duke vazhduar me realizimin e investimeve kapitale. Në kuadër të këtyre investimeve, është edhe asfaltimi i një rruge në lagjen Toplana në fshatin Kijevë.

Për këtë qëllim, sot këtë lagje e kanë vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori komunal për urbanizëm, Avdi Morina, të cilët janë takuar edhe me banorët e kësaj lagje.

Kjo rrugë, sikur të gjitha rrugët tjera që janë duke u asfaltuar është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa kjo rrugë e cila sot është asfaltuar, ka një gjatësi prej rreth 200 metra./TV Malisheva

Share.