Top Channel mëson se sulmi është evidentuar nga specialistët e policisë mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00, ndërsa kjo ka bllokuar punën e pikave kufitare të Kakavijës, Kapshticës, Qafë Botës, Qafë Thanës, Portin e Durrësit dhe Portin e Vlorës.
Kjo ka sjellë probleme të shumta, derisa policët kanë hapur regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata.
Mësohet se sistemi TIM është fikur nga autoritetet shqiptare për arsye sigurie, dhe paraprakisht dyshohet se të dhënat e sistemit më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, nuk janë prekur nga hakerat.
Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë, pasi goditi shërbimet online në korrik.
Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin.
/TV Malisheva