Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë se Kosova po përballet me një pandemi të re, atë të paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë. Ai tha se kjo qeveri profesionistet shëndetsorë po i trajton me lëmoshë.

Në një konferencë për media, Hyseni tha se investimet kapitale në fushën e shëndetësie nga ekzekutivi, janë realizuar vetëm pesë për qind.

Ndërsa ka shtuar se problem është edhe ikja e profesionisteve shëndetësor nga vendi.

Hyseni: Pandemia e re ose ndryshe pandemia e pa aftësisë së Ministrisë së shëndetësisë

“Pandemia e re ose ndryshe pandemia e pa aftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë. Pa aftësia e qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore, profesionistet shëndetësore po i trajton me lëmoshë, gjersa investimet kaptiale në këtë fushë janë realizuar vetëm 5 %… Janë mbi 120 profesionistë shëndetësorë të cilët e kanë lënë vendin, ndër ta kemi edhe 40 specializantë. Është kjo qeveri që javë më parë nuk u vazhdoi kontratat mbi 1 mijë profesionisteve shëndetësorë të cilët i kishim shtyllë e shërbimeve shëndetësorë gjatë pandemisë”, tha ai.

Hyseni tha se në gjithë QKUK-në janë vetëm 48 anesteziologë. Sipas tij, nëse ikja e profesionisteve vazhdon me këtë ritëm, do të stërngarkohen ata që kanë mbetur.

Ai po ashtu ka krahasuar listat e pritjes gjatë periudhës të vitit 2020 me këtë vit, derisa tha se lista e pritjes në kohën e kësaj qeverie është shumë e gjatë.

Hyseni ka akuzuar Qeverinë edhe për mungesë të barnave esenciale. Ai tha se me këtë qeveri është ulur buxheti me rreth 60 milionë euro.

Hyseni: Është ulur buxheti me rreth 60 milionë për Ministrinë e Shëndetësisë

“Mungesa e barnave nga lista esenciale është një problem i zakonshëm…Në këtë kohë sipas KDI-së, Ministria e Shëndetësisë ka ilaç të cilin e blen me 280% më shtrenjtë se vlera e tregut të tij. Në kohën e kësaj qeverie është ulur buxheti me rreth 60 milionë për Ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu, në Ministrinë e Shëndetësisë nga 15 projekte kapitale për vitin 2022, vetëm 2 prej tyre kanë filluar realizimin, dhe po ashtu edhe këto janë në faza fillestare. Pra, është shpenzuar vetëm 5 % e buxhetit për investimet kapitale, saktësisht nga 10 milionë e 63 mijë euro për gjashtë mujorin e parë janë shpenzuar 530 mijë euro”, tha ai.

Sipas Hysenit, arroganca dhe mosveprimi, propaganda, jodëgjueshmëria profesionale, janë disa dështime të fundit të kësaj qeverisje popullsite. Ai tha se pozita me sjelljen e tyre i ka sjellë këto dështime të cilat e kanë dëmtuar shëndetin e qytetareve dhe shërbimeve shëndetësore.

Më tej, ai kujtoi një deklaratë të ministrit aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifi, se do të dorëhiqet nga ky post në rast dështimi, por sipas tij, edhe pas këtyre dështimeve nuk ka dorëheqje.

Hyseni: Është e frikshme nëse dështimet na vinë nga mos puna dhe pa aftësia

“Kohë më parë ministri i shëndetësisë ka deklaruar se në rast të dështimit ai do të largohet. Unë mendoj se është e frikshme nëse dështimet na vinë nga mos puna dhe pa aftësia dhe përgjigja me largim është ajo e cila nuk do të ndodhë, duhet problemeve t’u japim përgjigje, jo largim. Po u larguam nga problemet, atëherë s’kemi ofruar zgjedhje. Nuk mjaftohet ikja nga vendi si përgjigje ndaj largimit… kësaj qeverisje i themi, që provo me dëshgju, provo me mësu dhe në fund puno përndryshe do të mbeteni vulë e dështimit dhe dëmtimit të shëndetit të qytetarëve”, ka shtuar Hyseni.

Ndërkaq në fund, Hyseni bëri thirrje qeverisë të punojë, pasi sipas tij, do të mbesin vulë e dështimit dhe e dëmtimit të shëndetit të qytetareve. /TV Malisheva

Share.