Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se “sot kujtojmë me dhimbje dhe respekt të gjithë ata që humbën dhe sakrifikuan jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit kundër SHBA dhe demokracisë, sulme të cilat e ndryshuan botën dhe perceptimin për sigurinë përgjithmonë”.
Gjithashtu, Begaj thekson se sulmet kibernetike të kohëve të fundit në infrastrukturën tonë virtuale sjellin në vëmendje që siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor.
Ai nënvizon se “ne duhet të fokusohemi tek ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve tona ndërkohë që forcojmë lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe qytetarëve”.
Begaj shprehet se fuqizimi, bashkëpunimi dhe efektiviteti i institucioneve për të reaguar shpejt dhe në kohë përbëjnë çelsin e suksesit për të ruajtur të pacënuar sigurinë kombëtare./TV Malisheva