Mbreti Charles i Tretë u shpall zyrtarisht monarku i Australisë gjatë një ceremonie të mbajtur ditën e diel në Kanberra.

Guvernatori i përgjithshëm, David Hurley e bëri shpalljen në një seancë parlamentare.

Ndërkohë, kryeministri Anthony Albanese deklaroi se nuk është momenti që vendi të kthehet në republikë.

“Këndvështrimi im mbi këtë çështje është i njohur dhe i dokumentuar. Por nuk është momenti të flasim për sistemin tonë qeverisës. Tani është koha që t’i bëjmë homazhet tona jetës së mbretëreshës Elizabeth. Sot është gjithashtu dita e shpalljes së Mbretit Charles i Tretë si kreun e shtetit të Australisë. Ky është sistemi qeverisës që kemi, një sistem që si kryeministër kam detyrën ta respektoj”, u shpreh ai.

Mbreti i Britanisë u shpall gjithashtu edhe monarku i Zelandës së Re, në një ceremoni të mbajtur në Uellington.

Kryeministrja Jacinda Ardern nderoi trashëgiminë e lënë nga mbretëresha Elizabeth II dhe vlerësoi lidhjen e fortë që djali i saj ka me Zelandën e Re./TV Malisheva

Share.