Nënkryetarja e parë e partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sërish për grevën në Arsim, raporton TV Malisheva.

Ajo ka thënë se për krejt këtë situatë fajin, sipas saj e ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Çitaku ka thënë se assesi nuk duhet pyetur se a duhet të fillojë procesi mësimor e që për këtë ka thënë nënkryetarja e PDK, përgjigjia është te shefi i ekzekutivit.

Reagimi i plotë:

Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social.

Share.