Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen e radhës kundër Anglisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian për të rinjë.
Pjesë e listës janë edhe disa futbollistë që luajnë në kampionatin elitar kosovar.
Bëhet fjalë për Blendi Baftiun dhe Flamur Gashin e Ballkanit.
I kënaqur me ftesat e dy futbollistëve të sipërpërmendur është shprehur edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Munishi ka thënë se në të ardhmen edhe Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha do ta bindin trajnerin Rafet Prekazi.
Postimi i plotë i Ismet Munishit:
“Suksese Flamur Gashi , Blendi Baftiu. Shpresojmë në të ardhmen që nëse vazhdojnë kështu me paraqitje të mira Jetmir Topalli e Arbër Hoxha do ta bindin selektorin Rafet Prekazi”.