Autoritetet ukrainase kanë thënë se gjatë çlirimit të territoreve të pushtuara, kanë kapur aq shumë robër, saqë nuk kanë në dispozicion kapacitete ku ti vendosin.
Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, Oleksiy Arestovich nuk specifikoi numrin e të burgosurve rusë, por tha se të burgosurit do të shkëmbeheshin me anëtarët e shërbimit ukrainas të kapur nga Moska.
2я армия мира, практические занятия по перегруппировке https://t.co/dF08WF2w3b #всрф #роа #RussianUkrainianWar pic.twitter.com/BBKmfdUmns
— Necro Mancer (@666_mancer) September 12, 2022
Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake Andrey Yusov tha se trupat e kapur përfshinin një numër “të rëndësishëm” oficerësh rusë.
Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës akuzoi forcat ruse të arratisura për djegie të dokumenteve zyrtare dhe fshehje të trupave në një përpjekje për të mbuluar shkeljet e të drejtave në zonat që ata kontrollonin deri javën e kaluar.
/TV Malisheva