Yll Limani ka shpërndarë në ‘story’ në rrjetin social Instagram me video momentin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Në video shfaqet momenti kur kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi e lexoi Deklaratën e Pavarësisë, shkruan TV Malisheva.
Këngëtari Limani në këtë ‘story’ e ka përmendur djalin e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, Endritin.
Ai e ka shkruar edhe sloganin e fushatës “LIRIA KA EMËR” në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden në paraburgim në Gjykatën Speciale.