Kjo s’i ka pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se kjo është për keqardhje dhe se në vend të miratimit të raportit iu desh të dëgjojë “neveri të shumta”.
“Është e qartë se nuk mund të arrijmë as marrëveshje themelore që Kosova është Serbi, e as për raportin që është faktik”, tha Vuçiq dhe shtoi se shumica në Parlament do të duhet ende të tregohet e përgjegjshme dhe ta votojë.
“Mund të them në fund se më vjen keq që nuk e votuat raportin dhe le ta kuptojë populli atë që ka dëgjuar. Nuk e meriton [populli] këtë, duke e ditur se sa luftojmë për Serbinë tonë, as unë nuk do t’ju lejoj ta bëni këtë”.
“Nuk ka gjë të neveritshme që s’e keni thënë sot, përveçse nuk keni thënë se do ta vrisni fëmijën tim”, tha Vuçiq.
Presidenti serb shtoi se nuk mund t’i pëlqejë të gjithëve, derisa dha një zotim për Kosovën.
“Sa të jem gjallë do të luftoj për Kosovën në Serbi, për një Serbi më të mirë”.
Vuçiq i tha opozitës që të mos “i kriminalizojë” serbët e Kosovës, por të propozojë “diçka të rëndësishme” për popullin serb dhe Kosovën.
/TV Malisheva