Një femër u gjet pa shenja jete sot në Pejë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth ores 07:00 të mëngjesit në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.
Viktima u gjet nga një person në tarracën e katit të shtatë të një banese, derisa ekipi mjekësor ka konstatuar se personi B.L. (1999), femër, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Burime të Indeksonline thonë se rasti dyshohet se ka të bëj me vetvrasje, ndërsa po vazhdohet me hetime intensive.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion