Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev për vizitën e saj të tretë në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi rus.

“Shumë ka ndryshuar. Ukraina është tani një kandidate e Bashkimit Evropian”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Unë do të diskutoj me residentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Shmyhal se si të vazhdojmë t’i afrojmë ekonomitë dhe njerëzit tanë ndërsa Ukraina shkon drejt anëtarësimit”, shtoi ajo.

Von der Leyen njoftoi vizitën e tij në Kiev të martën në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg në prani të zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE disa ditë pasi filloi pushtimi rus dhe fitoi statusin e kandidatit në më pak se katër muaj. /ATSH-DPA/

Share.