Mbi 200 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) sot janë befasuar me vendimet që u janë dërguar atyre.

Ata janë transferuar me detyrë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se këtë vendim e ka marrë Nehat Thaçi, drejtor i burgjeve pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri që në institucione të mos ketë korrupsion dhe keqpërdorime të detyrës.

“Sot Drejtori i Përgjithshëm ka bërë ndryshime enorme në burgje. Janë transferuar mbi 200 zyrtarë korrektues me vendim të drejtorit. Zyrtarët që janë transferuar u përkasin nëntë burgjeve në Kosovë”, ka thënë një burim për Indeksonline brenda burgjeve.

Po ashtu edhe 50 zyrtarë, përfshirë edhe drejtor janë transferuar ditë më herët dhe të gjitha këto po bëhen për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Share.