Një 63 vjeçar me inicialet N.G është arrestuar në fshatin Vermicë-Malishevë, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Stacioni Policorë në Malishevë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari N. G., posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.

“Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Vermicë-Malishevë, janë gjetur një pushkë automatike (mitraloz), një pushkë gjuetie dhe 38 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar. Armët dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

/TV Malisheva

Share.