Megjithatë Rama thekson se sulmi nuk e arriti qëllimin. Gjatë një konference me gazetarët, shtoi se edhe të dhënat që kanë dalë, sipas Ramës, nuk janë sekrete.

“Këto flukse sulmesh të raportuara dhe të regjistruara institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit dixhital kanë qenë në sulme të pasuksesshme përgjithtësisht. Ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe të gjithë sistemeve dixhitale. Një agresion i egër i cili ka pasur një qëllim shumë të qartë zhdukjen përfundimtare të të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin pa kthim të të gjitha sistemeve, duke lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë përpjekje të përbashkët dhe që zotërojnë njohurinë më të madhe sot, ekspertët e Microssoft, super skuadra e tyre e ndërtuar enkas kundër kërcënimeve të natyrës kibernetike. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Praktikisht sistemet janë kthyer në punë. Të dhënat janë krejtësisht irrelevante sa i përket sensivitetit të tyre. Një pjesë e tyre janë publikuar, vendime qeverie, shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm dhe mund të merren me kërkesë të thjeshtë. Nuk janë dokumente sekrete”, u shpreh Rama.

“Sulmi kibernetik ka pasur qëllim përhapjen e panikut, dezinformimit dhe teorive të konspiracionit. Kjo luftë vazhdon dhe patjetër që ne jemi në kushtet duhet të përballemi nga një anë me sulme të tjera të mundshme dhe nga ana tjetër me domosdoshmërinë për të rritur mbrojtjen kibernetike”, theksoi Rama.

Sulmi kibernetik mbi Shqipërinë filloi në maj të vitit 2021 ku u godit faqja “admnistrata.al” e cila nuk kishte një mbrojtje të lartë për shkak se nuk ka sumë rëndësi. Së fundmi u sulmuan sistemet online në korrik duke paralizuar disa shëbime. Për këtë arsye Shqipëria ndërpreu edhe marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Megjithatë Irani vijoi me një tjetër goditje. Në javën e fundit u sulmua edhe sistemi TIMS dhe kjo krijoi kaos në pikat kufitare deri në rikthimin e sistemit në punë.

/TV Malisheva

Share.