Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në ceremoninë e gradimit të oficerëve më të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe në fjalimin e e tij megaloman tipik serb paraqet Serbinë si ‘fuqi ushtarake’ duke kërcënuar shtetet fqinjë në veçanti Kosovën.

“Vetëm Ushtria Popullore mundi të mbrohej si në Luftën e Parë Botërore, në Koshare dhe Kaçanik”, tha Vuçiq.

Duke përmendur Kosharen dhe Kaçanikun, Vuqiq kèrcenoi hapur Kosovën.

Ai vazhdoi me retorikën e njohur ncaionaliste serbe duke thënë se Serbia nuk e ka në plan për të njohur Kosovën.

“Ata që kërcënojnë sot popullin tonë dhe Serbinë nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne për të mbrojtur atë që është e jona. Prandaj askujt nuk do t’ia japim as Kosovën, as një pëllëmbë nga toka jonë”, tha autokrati Vuçiq gjatë fjalimit të tij.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Share.