Të dielën një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka ushtruar dhunë psiqike dhe ka kanosur nënën e tij.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është inicuar si dhunë në familje./TV Malisheva

“Prishtinë 18.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull sh/k për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër sh/k. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share.