Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar në Nju Jork përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Pjesë e takimit ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ky i fundit postoi në rrjetet sociale fotot ku shfaqet krah liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Krerët e vendeve ishin të ftuar në Nju Jork nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.

“New York – Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel”, shkroi Rama në Facebook.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Share.