Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 67.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar katër raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.001 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,270 qytetarë.

Deri më sot 824.648 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.115 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,776 persona./TV Malisheva

Share.