Policia në Kamenicë ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit Petrovc.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si vjedhje e rëndë

“Fsh. Petrovc, Kamenicë 10.09.2022 – 05:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj sh/k të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

/TV Malisheva

Share.