Sektori i arsimit është një nga sektorët më të rëndësishëm të shoqërisë, për faktin  se është  katlalizator i ndryshimit të një shoqërie në kohë.

Tani kur jemi në fillim të vitit shkollor është mirë të shohim nga këndëvështrime të ndryeshme  se ku është sektori i arsimit në nivel vendi në  veçanti në komunën tonë . Trajtimi i temave të sektorit të arsimit në komunën tonë , do të jetë synim parësor i TV Malishevës . Do të bëjmë përpjekje maksimale që t`i bëjmë publike të gjitha sukseset e punës edukativo-arsimore në Komunën e Malishevës, të organeve përgjegjëse, të shkollave , mësimdhënësve  dhe nxënësve. Po ashtu do të bëjmë publike të gjitha mangësitë në proces, do të mundohem të jemi zëri i arsyes  në këtë drejtim. E gjitha kjo do të bëhet  për të vetmin qëllim, ngritjen e cilësisë  në fushën e arsimit .

Sot sektori i arsimit në Komunën e Malishevës po përballet me vështersi të shumta, si politizimi ekstrem, mungesa e një plani strategjik për zhvillimin e cilësisë, niveli i përgjegjësisë në pikën zero,ballafaqimi me mungesa elementare të paisjeve didaktike, sanitare e sportive në shkolla, ka shkolla që ballafaqohen me mungesa  më elementare,( letër, kopje, flipcharta etj )mos menagjimi I buxhetit  nga shkolla,  mungesa e infrastrukturës  sportive, mjediset shkollore  etj. Mungesa e ngritjes së një bashkëpunimi të sinqertë shkollë –komunitet e kanë bërë që mos të jenë të kënaqur edhe vetë protogonistët e këtij  sektori.

Na duhet shkollë që është në paralele të njëjtë me zhvillimin e shoqërisë. Të kenë qasje të barabartë të gjithë faktorët e përfshirë në procesin edukativo-arsimor pa asnjë përjashtim ,të krijohet hapësirë e shëndoshë në të gjitha këndvështrimet edukativo arsimoreqë ndihmon dhe formon nxënësit për të mësuar gjatë gjithë jetës, të jenë bartës  të zhvillimit dhe të integrimit të vendit.

Në fund shfrytëzojmë rastin të ju urojmë, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë akterëve të përfshirë  në procesin edukativo-arsimor, fillimin e vitit shkollorë  2019/20 !

Urime ju priftë e mbara !

Share.