Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një video-fjalim video të regjistruar para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka thënë se Rusia ka kryer krime kundër Ukrainës.

“Është kryer një krim kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë një dënim të drejtë për të”, ka thënë Zelensky duke shtuar se e gjithë bota dëshironte paqen në vendin e tij, me përjashtim të Rusisë.

“Ukraina dëshiron paqe. Evropa do paqe. Bota do paqe”, tha ai në një fjalim të regjistruar paraprakisht. Ka “vetëm një entitet” midis të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që ishte i kënaqur me luftën “e tij”, tha Zelensky, duke aluduar në presidentin rus Vladimir Putin.

Ai tha se Ukraina kishte treguar forcë në fushën e betejës duke përdorur të drejtën e saj për vetëmbrojtje./TV Malisheva

Share.