Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 55.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 10 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.040 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,284 qytetarë.

Deri më sot 824.657 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.128 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,779 persona./TV Malisheva

Share.