Presidenti Donald Trump është shprehur optimist se rastet e koronavirusit ishin “nivelizuar” në pikat kritike të SHBA, duke thënë se ai pa “dritë në fund të tunelit”.

Të dielën në Nju Jork, që është epiqendra e sëmundjes në SHBA, u raportua rënie e numrit të infeksioneve të reja dhe të vdekjeve.

Trump e përshkroi këtë rënie si “shenjë të mirë”, por paralajmëroi për më shumë vdekje pasi pandemia të arrijë kulmin e saj në SHBA.

“Në ditët në vazhdim, Amerika do të ballafaqohet me kulmin e kësaj pandemie” tha Trump në konferencën e tij të përditshme të koronavirusit.

Ai tha se më shumë personel mjekësor dhe furnizime, përfshirë maska dhe ventilatorë, do të dërgohen në shtetet që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Deborah Birx, anëtare e task-forcës së presidentit për koronavirusin, tha se situata në Itali dhe Spanjë, ku infeksionet dhe vdekjet ka në rënë ditët e fundit, “po jep shpresë se çfarë mund të jetë e ardhmja e SHBA”.

Ndërkohë, eksperti dhe këshilltari i Trump, Dr, Anthony Fauci, paralajmëroi amerikanët se kjo do të jetë “java më e vështirë dhe e trishtueshme e jetës së shumicës së amerikanëve”.

SHBA ka raportuar 337,274 raste pozitive me COVID-19 dhe 9,619 vdekje./ Tv Malisheva

Share.