Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 190 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 60.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.062 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.662 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 105.137 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,780 persona.
/TV Malisheva