Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo është dënuar për shkak të sjelljes së pahijshme nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA).

Rasti në fjalë lidhet me një incident në muajin prill, ku Ronaldo i rrëzoi telefonin nga duart një djaloshi sa ishte duke hyrë drejt zhveshtores në “Old Trafford” pas humbjes 1:0 nga Evertoni.

Incidenti në fjalë ishte publikuar në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me disa komente të cilat supozonin se Ronaldo e theu telefonin e tifozit të ri për shkak të zemërimit pas humbjes, përcjellë TV Malisheva.

37-vjeçari kërkoi falje për shpërthimin e tij, dhe më vonë morri paralajmërim edhe nga policia. FA tani ka vendosur të dënojë sulmuesin, i cili aktualisht është i bashkuar me Kombëtaren e Portugalisë.

“Thuhet se sjellja e sulmuesit pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit ishte e pahijshme dhe/ose e dhunshme”, thuhej në një deklaratë.

Manchester United lëshoi deklaratën e vet duke konfirmuar se ata do të “mbështesin lojtarin në përgjigjen e tij ndaj akuzës”.

Share.