Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Irlandës së Veriut dhe Përfaqësueses së Kosovës, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, “Dardanët” pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Greqia, kurse Irlanda e Veriut barazoi 2:2 me Qipron, raporton TV Malisheva.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Kosova zë vendin e dytë në grup me gjithsej gjashtë pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm, Irlandës së Veriut, që renditet në vendin e tretë me vetëm dy pikë të tubuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy ekipeve daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe Kosova regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 3:2.

Formë më të mirë në pesë ndeshjet e fundit kanë “Dardanët”, ku kanë regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa Irlanda e Veriut nuk ka arritur më shumë se dy barazime dhe tre humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Share.