Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër -bashkëshortja e tij.
Rasti ka ndodhur dje në Rahovec, ku viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prezencë të QPS-së.
Po ashtu, është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar të ketë ushtuar dhunë ndaj bashkëshortit.
Viktima është strehuar tek familjari-vëllai i tij, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe mbrojtësi i viktimave dhe prokurori.
Rasti në proces hetimor./TV Malisheva