Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e konsideroi mobilizimin e pjesshëm të Rusisë për luftë kundër vendit të tij si një krim dhe u bëri thirrje trupave ruse që të hedhin armët.

“Është më mirë të refuzosh të thirresh për shërbim ushtarak sesa të vdesësh në tokë të huaj si kriminel lufte”, tha Zelensky në një video-mesazh në rusisht.

Është hera e dytë këtë javë që kreu i shtetit u drejtohet qytetarëve të fqinjit të Ukrainës në rusisht.

Duke iu referuar dënimeve më të ashpra të Rusisë për dezertorët, të cilat presidenti Vladimir Putin i futi në fuqi të shtunën, Zelensky tha se askush nuk do ta dinte se në çfarë rrethanash ishin dorëzuar ushtarët që i nënshtroheshin robërisë ukrainase.

“Nëse keni frikë të ktheheni dhe nuk dëshironi një shkëmbim të burgosurish, atëherë ne do të gjejmë një mënyrë për ta siguruar atë gjithashtu”, tha ai. /DPA/

Share.