Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se i merr seriozisht kërcënimet bërthamore të Rusisë dhe se nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin po bën një kërcënim të rremë.

Sipas tij, Putini kërkon të trembë gjithë botën.

“Ndoshta dje ishte një kërcënim i rremë. Tani, mund të jetë një realitet. Ai kërkon të trembë gjithë botën. Këta janë hapat e parë të shantazhit të tij bërthamor. Unë nuk mendoj se ai po bën një kërcënim të rremë”, ka thënë ai për CBS Neës.

Presidenti ukrainas ka përmendur edhe bombardimet ruse në centralin bërthamor të Zaporizhias.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin kishte thënë se Moska do t’i konsideronte sulmet e Ukrainës në këto rajone si sulme në territorin rus dhe do të përdorte të gjitha mjetet për ta mbrojtur atë.

Jaëvn që shkoiai ka njoftuar urdhrin e mobilizimit të 300 mijë trupave rezervë, ndërkohë që ka thënë se “nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne do të përdorim absolutisht të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë”.

Ai ka shtuar se ky nuk është një kërcënim të rremë. /TV Malisheva

Share.