Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por ende nuk ekziston ndonjë ilaç që do të mund ta mposhtte virusin apo një nga vaksinat që mund të mbronte njerëzit kundër tij.

Pra, sa larg jemi nga zbulimi i këtyre ilaçeve që shpëtojnë jetën?

Hulumtimet janë duke u bërë me shpejtësi të madhe dhe ka më shumë se 20 vaksina që janë aktualisht në zhvillim.

Testimi i parë te njerëzit për një vaksinë u bë i ditur gjatë muajit të kaluar, nga shkencëtarët në një laborator në qytetin amerikan Seattle. Ata kanë ndërmarrë hapin e pazakontë për të anashkaluar çdo hulumtim që përfshinte kafshët për të testuar sigurinë ose efektivitetin e vaksinës.

Shkencëtarët australianë kanë filluar testimin e dy vaksinave të mundshme.

Është prova e parë gjithëpërfshirëse paraklinike për të kaluar në fazën e testimit të kafshëve, dhe studiuesit kanë thënë se shpresojnë që të kalojnë në fazën e testimit te njerëzit deri në fund të prillit.

Testet si këto po zhvillohen shumë më shpejt nga sa do të ndodhte normalisht dhe në disa prej tyre po përdoren qasje të reja për vaksinat. Nga kjo rrjedh se nuk ka garanci se gjithçka do të shkojë pa probleme. Por edhe nëse këto – ose ndonjë provë tjetër – rezultojnë të suksesshme, nuk pritet që prodhuesit të jenë në gjendje të prodhojnë një vaksinë për njerëzit deri në gjysmën e dytë të 2021. Ekzistojnë katër koronaviruse që qarkullojnë tashmë mes qenieve njerëzore. Ato shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe nuk ka vaksina për asnjë prej tyre.

A munden ilaçet ekzistuese të trajtojnë koronavirusin?

Mjekët janë duke i testuar ilaçet aktuale antivirale për të parë nëse ato funksionojnë kundër koronavirusit. Kjo përshpejton kërkimin, derisa të dihet nëse janë të sigurta për t’ua dhënë njerëzve.

Testimet po zhvillohen në Angli dhe Skoci për një numër të vogël të pacientëve me një ilaç antiviral të quajtur “Rremdesivir”. Ky ilaç fillimisht u zhvillua si një lloj kure për virusin e Ebolës, por gjithashtu duket efektiv kundër një larmie të gjerë patogjenësh.

Teste të ngjashme tashmë janë kryer në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rezultatet priten që të dihen gjatë javëve të ardhshme. Kishte shumë shpresë se një nga ilaçet kundër HIV-it (“Lopinavir” dhe “Ritonavir”) do të ishin efektive, por të dhënat e testeve janë treguar zhgënjyese.

Edhe në rast se do të zhvillohet një vaksinë, atëherë furnizimi do të jetë i kufizuar, të paktën në fazat e hershme. Punëtorët e kujdesit shëndetësor që vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët, të cilët janë të prekur nga virusi pandemik Covid-19, do të ishin në krye të listës për të marrë ilaçin.

Sëmundja është më vdekjeprurëse tek personat e moshuar, kështu që ato do të kishin përparësi po qe se vaksina del të jetë efektive për këtë grupmoshë. Sidoqoftë, mund të jetë më mirë të vaksinohen ata që jetojnë ose kujdesen për të moshuarit.

Si krijohet një vaksinë?

Vaksinat i trajtojnë në mënyrë të padëmshme viruse ose baktere (apo edhe pjesë të vogla të tyre) në sistemin imunitar. Mbrojtjet e trupit i njohin ato si një pushtues dhe mësojnë se si t’i luftojnë. Më pastaj, nëse trupi është ekspozuar ndonjëherë realisht, vaksina tashmë e di se si ta luftojë infeksionin.

Metoda kryesore e vaksinimit për dekada me radhë ka qenë ajo e përdorimit të vetë virusit origjinal. Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) u bë duke përdorur versione të dobësuara të atyre viruseve që nuk mund të shkaktojnë një infeksion të plotë. Ndërsa disa shkencëtarë po heqin pjesë të vogla të kodit gjenetik të koronavirusit dhe po e vendosin atë në viruse të tjera, plotësisht të padëmshme.

Grupe të tjera janë duke përdorur copa të kodit gjenetik të papërpunuar (qoftë të ADN-së apo ARN-së, varësisht prej qasjes), të cilat, pasi të injektohen në trup, duhet të fillojnë të prodhojnë copa të proteinave virale që sistemi imunitar përsëri mund të mësojë t’i luftojë./ Tv Malisheva

Share.